Në fjalën e saj në tubimin e demokratëve të mbetur jashtë liste, Majlinda Bregu e ka quajtur si të pavend etiketimin e tyre si një grupim anti Basha.
“Unë nuk jam kundër Bashës. Unë nuk e urrej Lulin. Ne kemi histori të përbashkët në PD por kurrë s’i besuam njëri tjetrin. Ndaj tani nuk mund të jem kundër tij. Urrejtja është një ndjenjë që duhet merituar dhe Luli është thjeshtë një i paaftë që nuk e meriton atë” tha Bregu, shkruan lapsi.al
Pasazhet kryesore të fjalës se Bregut
***
Unë dhe Lulzim Basha i jemi bashkuar në një ditë zyrtarisht PD. Por dicka na pengoi gjithmonë për të besuar njëri tjetrin. Mua më pengoi intuita, atë frika.
Por unë s’jam as sot as kam qenë ndonjë ditë kundër tij. Sigurisht nuk kam qenë as shoqëruese e mendimit pa mendim politik të tij. Nuk e kam zgjedhur për kryetar dhe nuk jam penduar për këtë. Ndaj nuk kam arsye të ndjehem e zhgënjyer dhe as jam e zemëruar me të, aq më tepër të them se e urrej. Urrejtja duhet merituar dhe nuk shpërdorohet për këdo. Luli është thjesht një i paaftë për të menduar.
Thjesht unë ndahem me të, në mënyrën se si e duam PD. Unë e dua Parti të Demokratëve anëtarë të saj po e po, por mbi të githa e dua partinë e shpresës për shqiptarët që duan demokracinë. Nëse do ta kishim dashur PD njësoj, sot nuk do të ishim këtu.
Me dhimbje e them që këto vite PD nuk ishte as ajo që donin anëtarët dhe as ajo që donin shqiptarët. Nuk jam jashtë asaj cka ndodhi këto vite madje edhe ju kërkoj ndjesë pse nuk kam bërë unë dicka më shumë që PD të mos kishte këtë formë pa formë, pa ideologji, pa shtresat natyrale mbështetëse ndaj saj, pa entuziazëm dhe pa frymë ndryshimi.
***
Por pas 25 qershorit ai (Basha) nuk është më përgjegjës i vetëm. Është një ndër ata që nuk kanë dashur të harxhohen as me fjalë e as me shpirt, për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike, është një ndër ata që valëvisin ofiqin apo mandatin si mantel pas supeve dhe nuk bëzajnë për ndjesinë e humbjes e të fyerjes që ndjejnë sot demokratët, për zhgënjimin ndaj njëri tjetrit dhe për rrugën pa krye në të cilën enden sot ata që I kanë besuar kësaj Partie.
***
Kam folur e stërfolur këto vite për këto probleme,për mungesën e transparencës, për vendimet e padiskutuara, për mbledhjet mediokre të grupit parlamentar, për zhbjerrjen e ideologjisë dhe për frymën përcarëse në PD. Sikurse s’kam lënë përpjekje pa bërë dhe influencë pa ushtruar që PD të hynte në zgjedhje. I kam akoma në sy kokat e ulura e heqjet e vështrimit në mbledhje grupi dhe kam akoma në vesh tingujt e kujt më akuzonte hapur apo tinëz në hauret e harbutëve politikë e mediatikë se kush flet për problemet e PD-së bën axhendën e Edi Ramës.
Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Dhe jo vetëm mua. Por kjo nuk më bën të ndjehem më mirë.
****
Është nevojë për të braktisur qasjen që na dëmtoi të gjithëve. Dëmtoi demokratët dhe dëmtoi shqiptarët. Është domsodoshmëri për t’I ikur fitoreve imagjinare të ideologjive imagjinare me republika imagjinare që në fund sjellin ndëshkim të paimagjinueshëm.
Do te doja shume te isha gabim. Do doja shume qe koha te me provonte mua “te paaftë për të kuptuar”, se ne fund të fundit kjo s’do t’I bënte PD-së dëmin që I bëri “I paafti për të menduar”. Por kam frikë se nuk jam gabim. Nuk jam gabim kur them atë që mendoni secili prej jush: këto vite vetmja strategji fituese në PD ishte investimi tek vetshkatërrimi dhe përcarja.
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...