Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko është shprehur sot rreth kundërshtive që sipas tij ka lufta e Rusisë në Ukrainë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Majko ka theksuar se kundërshtia e parë është që Rusia si fuqia nukleare ndihet e rrezikuar nga një shtet si Ukrainë që e ka dorëzuar arsenalin bërthamor.
“Hera e parë që “denazifikimi” kërkohet me agresion ushtarak “Blitzkrieg””, ka shtuar Majko.
Majko gjithashtu thekson se Rusia sulmoi vendndodhjet e impianteve nukleare, dhe në anën tjetër akuzon se në Ukrainë ka laburatore kimike.
Ndërkohë, në ditën e 15-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.
Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve./arbresh.info/
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...