Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh kritik për burokracinë e institucioneve në lidhje me reagimin ndaj tërheqjes së shqiptarëve që ndodhen në Siri.
I pyetur nga gazetarët Ministri për Diasporën tha se se Siria është në situatë lufte dhe se shteti nuk mund të mbajë përgjegjësi për rrezikun që mund ti kanoset çdokujt nga shteti që mund të shkojë atje.
“Është mungesë eksperience, gazetarët kanë cilësi të tjera, diplomatët kanë cilësi të tjera. Sot që flasim Siria është shesh lufte dhe ne mund të mbanim përgjegjësi nesër për dikë që mund të humbiste jetën.
Nuk po them se jeta e një gazetari kushton më pak apo më shumë. Por ndonjëherë burokracitë e institucioneve duhet të mësohen që të jenë po aq fleksibël sa ç’janë gazetarët e guximshëm dhe të mos mbyllen nëpër zyra”, tha Majko.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...