Humbja e Partisë Socialiste dhe dalja në opozitë pas 25 Prillit do të ishte humbje për qytetarët më shumë se sa për deputetët e saj. Pandeli Majko, i ftuar në “Milori Live” në Klan News u shpreh se rrezikun në këto zgjedhje e sheh jo te kundërshtarët, por te votuesit e së majtës që mund të jenë mërzitur në këto dy mandate.
Fakti që Ministri i Shtetit për Diasporën u rendit në vendin e 19 në listën e kandidatëve të Tiranës është një rrezik që figurat kryesore të PS-së morën për të siguruar fitoren.
Për një nga sfidat e tij si ministër i Diasporës, votën e emigrantëve, Majko thotë se është çështje e vullnetit politik
Ndërsa, sjelljen e presidentit të Republikës në zyrat e FRD pak ditë më parë, ministri Majko e sheh si një lloj rreziku më shumë për kreun e PD se sa për kryeministrin Rama.
Majko reagoi edhe për publikimin e flamurit të Serbisë mbi hartën e Kosovës nga Presidenti serb Vuçiç, duke thënë se ai po mundohet të marrë retorika ekstreme nga Prishtina, por qetësia e Prishtinës flet më shumë se çdo lloj deklarate.
Sipas tij, parlamenti i ri dhe qeveria në Kosovë do të dinë ti kthejnë gjuhën e merituar Beogradit.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...