Pandeli Majko është personazh i veçantë i politikes shqiptare.
Ish kryeministri flet qartë. Dhe po aq qartë duket kur për një çështje ai nuk ka dëshirë të thellohet. Në rastin e veprimeve të fundit të politikës shqiptare, dhe veçanërisht protestës që kulmoi me djegien e mandateve, kjo bezdi e brendshme vjen nga fakti që asnjë nga palët nuk di ekzaktësisht ku çojnë këto veprime.
“Opinion im është që opozita ka zgjedhur një metode ekstreme. Ne që jemi nga kjo anë nuk mund të bëjmë shumë, se nuk ka nisur nga ne”, thotë Majko në A2, dhe vijon më tej. “Parashikimi sot nuk ekziston, sepse nuk ka ekzistuar në një vend evropian diçka e tillë. Jemi në atë momentin kur çifti ndahet dhe njëri nga prej tyre thotë se do t’i vej flakën gjysmës së shtëpisë”.
Për Majkon, situata është delikate dhe çon vetëm drejt “stanjacionit”. Si paradoks, deklaron se opozita në protestën e njoftuar për 16 mars “le t’i vejnë flakën Parlamentit. Por pastaj çfarë do të ndodhë?”. Shpjegon këtë mundësi shqetësuese me faktin se “Kur dëshiron të qeverisesh, duhet të qeverisesh edhe ata që nuk votojnë për ty. Por kur ti krijon një polarizim kaq të madh”, siç e përkufizon Majko, krijohet një kurbë e rrezikshme për stabilitetin e vendit.
Ndërkohë, përtej opozitës në shesh, po formohet edhe një tjetër në Parlament. Liderët e opozitës i kanë cilësuar si tradhtarë, por do të jenë ata një instrument i Qeverisë, qoftë për të votuar ligje që duan një shumicë të cilësuar. Duke mohuar se “të rinjtë” do të përdoren realisht nga Qeveria, përtej gjuhës së përdorur në Parlament, ai kujton se për të miratuar reformat e rëndësishme për vendin, këto ligje, për të cilët Majko ka deklaruar gjithmonë se duhet një negociatë me opozitën, duan një negocim dhe ai sqaron se “nëse do të negociojmë, nuk do të negociojmë me të rinjtë , por me liderët e partive”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...