Deputeti i PS-së Pandeli Majko është shprehur se socialistët janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje që ditën e nesërme, nëse Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një intervistë në emisionin Top Talk, ish- kryeministri është shprehur se ai personalisht është i përgatitur edhe për variantin e zgjedhjeve, nëse Kushtetuesja rrëzon 30 qershorin. Pavrësisht kësaj, Majko ka preferuar të flasë për zgjedhje dhe jo “zgjedhje të parakohshme”.
“Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë legalitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit në esencë shteruese. Jam përgatitur edhe për opinion pozitiv edhe kjo është 88% e balancës. Në parlament kur fola për rezolutën e BE-së thash që nëse Gjykata Kushtetuese do të hedhin poshtë rezultatin e 30 qershorit, atëherë ne do shkojmë në zgjedhje. Do shkojmë në zgjedhje. Në zgjedhje të parakohshme? Ne zgjedhje, në zgjedhje. Sikur nesër të shprehet Gjykata Kushtetuese, pasnesër do shkojmë në zgjedhje”, tha Majko.
Majko ka folur gjithashtu për zgjedhjet në Shqipëri, e posaçërisht për blerjen e votës. Deputeti ka folur drejtopërdrejt duke thënë se vota kushton rreth 50 euro, por ka patur raste kur ka vajtur dhe në 100 euro. Majko komentoi po ashtu dhe përgjimet e dala nga BILD, duke shpjeguar se çdo “sjellje ka një reagim.”
“Ti mendon se në Shqipëri njerëzit nuk e dinë se sa herë është shitur vota, sa herë blerë vota dhe sa herë është vjedhur vota?!”
“E kemi thënë dhe ka patur zona, mesatarja ka qenë 50 euro, por për shkak të përplasjes së egër ka vajtur edhe në 100 euro. Dhe e dinin të gjithë. Dikush thotë se “si ka mundësi që PS-së i vajtën disa të fortë?”, sepse ishin disa të fortë që vinin dhe rrëmbenin kutinë e votimit, na rrihnin komisionerët, nuk po flas për ’96-ën, por për më vonë. Si rezultat i forcës, si rezultat i vjedhjes, si rezultat i egërsisë, çdo aksion ka një kundër aksion. Nuk filloi historia e Shqipërisë në këto dy zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet janë blerë në Shqipëri. Turpi më i madh është të ulërasë për vjedhje hajduti”, u shpreh Majko.
Sa i përket reformës zgjedhore, Majko theksoi se fillimisht duhet një negociatë brenda opozitës se çfarë kërkohet, më pas të ulen në tryezë me mazhorancën.
“Ne kemi një opozitë që ka një problem të madh me veten. Duhet të heqë inferioritetin se mos dikush u thotë pse po uleni në dialog me Partinë Socialiste. E kemi vuajtur edhe ne kur ka qenë Sali Berisha. Nuk po ndodh për herë të parë kjo histori. Edhe në Partinë Socialiste ishte nam i madh po të uleshe me Sali berishën në tavolinë a thua se ishte gogoli ai dhe do të kafshonte e do ngordhje. Politika kërkon negociatë dhe kjo kulturë politike ekziston në partitë shqiptare.
Marrëveshja që e ngacmon ndërgjegjen e PD-së është marrëveshja e post-çadrës. Tani ky është kompleksi… Nuk ka “fajin e ke ti, fajin e kam unë”, do ulesh në tavolinë me atë tjetrin. Është kthyer politika në histori metaforash dhe nuk arrin të kuptosh nëse ke të bësh me batutat e Portokallisë apo me politikanë që po diskutojnë të ardhmen e vendit. Të dyja palët duhet të ulen. Do diskutojnë sistemin zgjedhor, do e pranojnë, nuk do e ndryshojnë. Ajo që më shqetëson mua është nëse opozita ka një opinion solid përballë mazhorancës.
Edhe ndryshime kushtetuese nëse palët bien dakord.
Kemi PD-në që thotë detaje teknike, kemi edhe partitë e tjera që thonë ndryshim të sistemit. Tani do ulemi të flasim për detaje teknike apo për ndryshim të sistemit? PD dhe opozita duhet ta ndajnë këtë punë? Edhe kështu edhe ashtu. Në esencë, përpara se të kemi dialog midis mazhorancës dhe opozitës, kam përshtypjen se duhet negociatë brenda opozitës. Një parti që ndodhet në pozicion të vështirë duhet të kthejë kokën edhe nga precedentët që ka krijuar vetë në histori dhe të mos ngelet i goxhuar në një status qou që asaj nuk i bën mirë dhe as ambientit politik të përgjithshëm nuk i bën mirë.
Kjo negociatë kërkon një mënyrë jo tradicionale të sjelluri.”-tha Majko.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...