Magjistratura, BE: Seancë e jashtëzakonshme, ose me përparësi në shtator

20:26 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas përfundimit të dispozitës kalimtare të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH, procesi i pranimit të studentëve të Shkollës së Magjistraturës është futur në ngërç.

Pavarësisht ligjit të propozuar nga deputetë të maxhorancës për të shtyrë afatin e pranimit edhe këtë vit, në parlament nuk u arrit konsensusi për votim duke vënë në rrezik fillimin e vitit akademik.

Ora News ka pyetur zyrtarisht se cili është qëndrimi i delegacionit të BE për këtë ngërç të formuar mbi shkollën e Magjistraturës.

Në përgjigje të pyetjes së Ora News, delegacioni i BE në vendin tonë shprehet se:

“Formimi i gjykatësve dhe prokurorëve të rinj është më i rëndësishëm se kurrë, kur marrim parasysh se si pasojë e procesit të vettingut, një numër i caktuar gjykatësish dhe prokurorësh po shkarkohen nga detyra dhe duhet të zëvendësohen. Shprehim keqardhje që partitë politike në Shqipëri nuk arrijnë marrëveshje lidhur me ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, lidhur me rekrutimin e kandidatëve për formimin fillestar gjatë vitit akademik 2018-19. ”

Në lidhje me pyetjen se cila mund të jetë zgjidhja që duhet të gjëjnë partitë politikë në Shqiperi për të kaluar këtë situatë, delegacioni shprehet se:

“BE-ja i bën thirrje partive politike të tejkalojnë bllokimet dhe të amendojnë Ligjin, ose në një seancë të jashtëzakonshme, ose me përparësi kur Kuvendi të mblidhet përsëri në shtator.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme