Pas një aksioni të policisë në fshatin Voskop të Korçës, është zbuluar një magazinë e mbushur me hashash.
Sipas gazetares së Top Channel Dhorjela Çule, mësohet se në sajë të aksionit janë vënë në pranga disa persona, mes të cilëve gra, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike.
Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar.
Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.
Momentalisht të arrestuarit janë në Dvp ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, që thuhet se është në sasi të mëdha./tch/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...