Google ADS

LVV në Shqipëri e shpall “persona non grata” presidentin serb: Vuçiq nuk vendos për shqiptarët

13:55 | 25 Nëntor 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri, përmes një njoftimi për media, ka theksuar se marshimi paqësor qytetar më datën 28 nëntor, i ka shqetësuar propozuesit e idesë së “Mini-Schengenit”.

“Së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur kërcënueshëm ndaj këtij aktiviteti publik.
Pse duhet ta shqetësojë Vuçiqin një aktivitet paqësor, që kërkon, ndër të tjera, zbatimin nga Tirana zyrtare të marrëveshjeve që ajo i ka lidhur me Prishtinën zyrtare? Ndoshta Vuçiq dëshiron dhe kërkon që Shqipëria të mos i zbatojë marrëveshjet e saj me Kosovën, siç ai vetë nuk ka zbatuar detyrimet që lindin nga marrëveshjet e Kosovës me Serbinë.

Vuçiqi nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, e as të Kosovës. Nuk i përket atij të komentojë marrëveshjet e rregullta të dy shteteve të pavarura shqiptare. Ne e kuptojmë se nga perspektiva e tij prej ish-ministri të Millosheviçit dhe ish-sekretari të Sheshelit, Kosova është ende nën zgjedhën e Serbisë. Mirëpo, për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga shumica e demokracive të zhvilluara perëndimore, dhe në aleancë me to”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Vuçiç nuk vendos për shqiptarët – më 28 Nëntor ecim të bashkuar në Tiranë

Marshimi paqësor qytetar i datës 28 Nëntor në Tiranë, i organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! në Shqipëri, i paska shqetësuar propozuesit e idesë së “Mini-Schengenit”. Së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur kërcënueshëm ndaj këtij aktiviteti publik.

Pse duhet ta shqetësojë Vuçiçin një aktivitet paqësor, që kërkon, ndër të tjera, zbatimin nga Tirana zyrtare të marrëveshjeve që ajo i ka lidhur me Prishtinën zyrtare? Ndoshta Vuçiç dëshiron dhe kërkon që Shqipëria të mos i zbatojë marrëveshjet e saj me Kosovën, siç ai vetë nuk ka zbatuar detyrimet që lindin nga marrëveshjet e Kosovës me Serbinë.

Vuçiçi nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, e as të Kosovës. Nuk i përket atij të komentojë marrëveshjet e rregullta të dy shteteve të pavarura shqiptare. Ne e kuptojmë se nga perspektiva e tij prej ish-ministri të Millosheviçit dhe ish-sekretari të Sheshelit, Kosova është ende nën zgjedhën e Serbisë. Mirëpo, për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga shumica e demokracive të zhvilluara perëndimore, dhe në aleancë me to. Vuçiçi dhe gjithë politikanët e tjerë shovenë, nuk mund ta zhbëjnë këtë realitet. As nuk mund ta evitojnë njohjen e Kosovës me formula si “Mini-Schengeni”. Është në të mirën e qytetarëve të Serbisë që qeveria në Beograd të përqendrohet në respektimin e demokracisë dhe të drejtave të minoriteteve në vendin e tyre, si dhe të kultivojë marrëdhënie të mira me fqinjët duke normalizuar vetveten. Një shtet si Serbia, i cili nuk pranon dhe nuk kërkon falje për krimet e veta në Kosovë, ku ka vrarë në vitet 1990 mbi 1000 fëmijë, rreth 12.000 civilë, e ku kanë përdhunuar rreth 20.000 gra dhe kanë djegur e rrënuar mbi 120.000 objekte, dhe që ende, tani e 20 vjet fsheh gjurmët e krimit për mbi 1600 persona të pagjetur, është një shtet që nuk e do drejtësinë dhe e mbron krimin, një shtet që mban peng të ardhmen e vet dhe të qytetarëve të vet.

Parimi i vetëvendosjes së popujve kultivohet e zbatohet nga brenda në përputhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Vuçiç, me ndërhyrjet e tij kërcënuese nga jashtë, nuk është person i dëshiruar në Shqipëri, dhe aq më pak ka ai të drejtë të flasë në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në datën 28 Nëntor, për Ditën e Flamurit, në Tiranë, në orën 12:00, tek Monumenti i heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, me 16 kërkesat që janë bërë publike, ne marshojmë drejt monumentit të “Adem Jasharit” për të bashkuar kauzat e për integrim të mëtejshëm kombëtar drejt bashkimit. Gjejmë rastin t’i ftojmë edhe një herë qytetarët të ecim së bashku në solidaritet.

Tiranë, 25 nëntor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme