Lushnje, konflikt për pronën, një i vdekur dhe tre të plagosur

13:04 | 29 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Garunjas në Lushnjë, ku babai dhe dy djemtë janë qëlluar me armë gjahu nga dy kushërinjtë e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka mbetur i vdekur shtetasi Romeo Hasalla 30-vjeç, ndërsa janë plagosur, i ati i tij Shaip Hasalla 65 vjeç dhe dy vëllezërit, Emiljano Hasalla e Laert Hasalla.

Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.

Sipas hetimeve paraprake ngjarja e rëndë ka ndodhur për motivet pronësie. Top Channel ka mësuar se dy familjet kanë pasur konflikte dhe probleme për disa vite.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Të ngjashme