Ajo që po ndodh me përrenjtë dhe lumenjtë në vend është më shumë se primitive dhe e dëmshme. Banorët pranë tyre po i kthejnë në venddepozitimi për mbetje dhe inerte. Në të njëjtën situatë është edhe përroi i Zaranikës në Elbasan, atje ku ABC News shkoi për të parë nga afër.
Sa më poshtë përroit aq më shumë plehra ne shtratin e tij. Zaranika në dimër kthehet në lumë. 5.2 km i gjatë përshkon disa lagje të anës perëndimore të Elbasanit.
Në të dy anët e përroit ka ndërtime dhe biznese. Por ndërsa në pjesën veriore diga e mbushur me inerte dhe gurë nga malet, në jug të Zaranikës shfaqet tjetër situatë.
Ajo e hedhjes së plehrave nga vetë banorët. Shtrati i përroit është dëmtuar. Banorët e kanë frikë lumin që kalon pranë tyre. Madje edhe shqetësohen nga vatrat e infeskioni. Por vetë ata janë të parët që nuk kujdesen për Zaranikën. Ata duan kosha dhe thonë se nuk po i dëgjon kush.
“Sesi rrimë nuk e di, gjithë këto inerte nuk ka një kazan plehrash”.
“100 herë kemi bërë këkresë sa 100 herë kanë ardh deputetë, marrin votat e ikin, Zaranika është bërë si ato zonat në Bagdad”.
“Duhet vënë dorë nga shteti se po nuk u vu dorë do bëhet ndonjë tragjedi.
“Çdo gjë e përballon Zaranika. Elbasnai Zaranikën ka”.
ABC News u interesua në pushtetin vendor për këtë qëllim. Problemi qëndron në faktin se para disa viteve, Ministria e Bujqësisë ia kaloi nën administrim përroin bashkisë.
Por sipas zyrtareve nga ky institucion nuk bëhen investime, sepse nuk ka fonde. Për këtë qëllim bashkia ka kërkuar mbështetjen e qeverisë .
Aktualisht ka një angazhim direkt nga prefekti Gledian Llatja i cili është duke negociuar për të përfituar fonde për rikonstruksionin në pjesët më emergjente të saj.Ndërhyrjet pritet të ndodhin gjatë muajve të verës./ABCNews/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...