Në Shupenzë të Bulqizës shtëpitë po rrezikohen nga lumi Zall.
Banorët thonë se mungesa e argjinaturës ka bërë që ujërat të gërryejnë tokën duke përpirë dhjetëra hektarë derisa mbërritën te banesat.
“Ne rrezikohemi të gjithë, jo vetëm një familje. Ka 4 vite që i e kemi shtruar problemin në komunë, por nuk ka asnjë reagim. Po na rrezikohen shtëpitë, por edhe rruga”, shprehen banorët.
Të lodhur nga një situatë që zgjat prej vitesh, banorët kanë kohë që nuk kërkojnë më toka të reja, por të paktën të merren masa që të mos vijë ajo ditë kur të mos kenë më një kulm mbi krye./Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...