Prej kohësh Shqipëria ka pritur emigratë të cilët vijnë nga vendet e treta dhe përdorin vendin tonë si trampolinë për të kaluar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian. Nga fillimi i janarit të këtij viti në vendin tonë janë kapur në kufi dhe jo vetëm rreth 5000 emigrantë.
Emigrantët, të cilët kryesisht vijnë nga vendet e treta dhe përdorin territorin shqiptar si vendin tranzit për të kaluar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian, prej kohësh janë kthyer në një kërcënim serioz për vendin.
Nga janari i këtij viti dhe deri tani në qershor në kufi janë kapur rreth 5000 shtetas të huaj.
Po ta krahasosh më të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një ulje më 15 %.
Burimet bëjnë më dije se 70 % e këtyre shtetasve të huaj rezultojnë të jenë përsëritës.
E ndërsa për sa i përket personave të cilët u japin ndihmë këtyrë shtetasve bëhet me dije se gjatë vitit 2020 janë evidentuar 150 raste, me 200 autorë.
Policia në të shumtën e tyre i ka proceduar dhe jo arrestuar.
Po ashtu një tjetër shqetësim është edhe prezenca e tyrë në rrugët e Tiranës, pasi shumë herë ata janë të detyruar për të kryer vepra penale.
Shumica e denoncimeve ndodhin në komisariatin numër 3 në kryeqytet, duke qenë se ka nën administrim qëndrën e Tiranës.
Denoncimet me të shumta janë ato të vjedhjeve apo plagosjeve të lehta, por nga ana e policisë është shumë i vështirë verifikimi i tyre pasi ata nuk janë të pajisur as me leternjoftime.
Qëndra e ndodhur në Babrru, e cila prej kohësh ka strehuar refugjatët që vinin nga vendet e treta, tashmë funksionon vetëm për ato familje të cilat kanë një sjelle të rregullt dhe nuk përbëjnë problem për shoqërinë./ ora news
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...