Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur një deklaratë për mediat në orët e vona të duke shpjeguar sipas tij atë që ndodhi gjatë katër orëve të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.
Sipas tij, PD u mblodh për të patur videkonferencën me krerët e PEE-së Josef Daull dhe Johannes Hahn.
“U përcoll shqetësimi i madh i PPE për krizën politike dhe elektorale në Shqipëri, për krimin dhe drogën si një problem kapital shqiptar dhe europian”., – tha Basha.
Gjatë të martës së kaluar vumë në dijeni McCallister dhe Fleckenstain për situatën e krimit në vend, u larguan me shpresën se do të mund të takoheshim.
Pastaj u ra dakord për dy takime në Pallatin e Kongreseve. Na u ofrua një dokument me tre pika ku paraqiteshin këto propozime
Shtyrja e zgjedhjeve e 16 korrik.
Zëvendësimi i katër ministrave teknike të zgjedhur nga Rama dhe të miratuar nga ne.
Një paketë për një marrëveshje për kreun e KQZ-së, Avokatit të Popullit.
Ne pam në këtë listë një pjesë të proozimeve të majit.
Prania e katër ministrave teknike u gjet e paparanueshme nga ne, sepse Rama ka treguar se është i aftë të blejë parti dhe deputetë dhe se nuk do të kishte asnjë problem që t’i kthente katër ministrat teknik në katër persona të bindur të tij.
Në qeverinë teknike kryeministi të propozohej nga PS, për çështjen e datës informuam se më i rendësishëm është votimi dhe numërimi elektronik të votës.
Ne i treguam se si funksionon me sukses të plotë votimi elektronik në Brazil.
Vijon…
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...