Kryetari i Partisë Demokratike së Lulzim Basha deklaroi sot përpara një grupi të rinjsh të forumit të kësaj force politike, se vendimi i parë i qeverisë së tij do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë.
Gjatë një takimi me të rinjtë demokratë të njësisë numër 7 në kryeqytet, Basha deklaroi edhe çfarë dotë bëjë qeveria e ardhshme e opozitës së tanishme në fushën e arsimit:
Anulim të ligjit të arsimit të lartë; Financim i plotë për të gjitha universitetet publike; Një formulë më eficente për konkurrimin në universitete; Pagesë për një vit e stazhit të punës për 10 mijë të rinj në vit
Për të realizuar këto premtime, Basha theksoi se më parë duhet rrëzuar me votë kjo qeveri që sipas tij, ka marrë peng vendin. Duke iu referuar protestës së 18 shkurtit, lideri demokrat tha se, kjo lëvizje do të përfundojë me fitoren e çdo shqiptari.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...