Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament, ku pati debate të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama e Ben Blushit, si dhe për votimin e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Përmes një statusi në Facebook, Lulzim Basha thotë se seanca e sotme parlamentare është një tregues i kontrollit të krimit mbi parlamentin, duke iu referuar votimit të Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.
“Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koaliconit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendëshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar.
Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë”, shkruan Lulzim Basha.
Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në SHBA për një vizitë pune.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...