Lulzim Basha në gjendje të rëndë, protestuesit bëjnë lëvizjen urgjente

23:55 | 11 Maj 2019
Trina Galanxhi

E rëndë duket gjendja e kryedemokratit Lulzim Basha.

Basha ndodhet te Drejtoria e Policisë së Tiranës mirëpo duket i dobët dhe i lodhur si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës. Në një moment Basha është ulur përtokë nga pafuqia ndërsa ka zhvilluar edhe një bisedë në telefon.

Kamerat kanë nxituar ta filmojnë por janë penguar nga simpatizantët të cilët i kanë dalë para Bashës për mos lejuar filmimet.

Kryedemokrati aktualisht nuk është në gjendje të japë prononcime edhe pse është pyetur nga gazetarët lidhur me atë që pritet të ndodhë në vazhdim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme