Lulzim Basha i përgjigjet negativisht ftesës së Ramës për bashkëpunim

23:43 | 27 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi ftesën e Ramës, i cili tha se është gati t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit opozitës.

Ai thotë se beteja e demokratëve dhe e shoqërisë nuk është kundër PS-së, por “kundër pakicës së korruptuar që masakron zgjedhjet dhe ekonominë e vendit”.

Sipas tij, qytetarët shqiptarët tashmë i dinë dështimet dhe korrupsionin e qeverisë dhe kjo është faktuar nga raportet ndërkombëtare.

Kryedemokrati Basha qeverinë e Ramës e konsideron një regjim të mirëfilltë, ndaj fton qytetarët të bashkohen në kthimin e demokracisë në vend.

Ai thotë se “Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij”./atv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme