Google ADS

Lulzim Basha: Dita e fitores është afër

00:04 | 5 Prill 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se lëvizja për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka hyrë në histori, dhe se “dita e fitores” është afër.

Basha tha duke përcaktuar fatet e kësaj beteje, përcaktojmë fatet e Shqipërisë kur fitorja është afër.

“Kjo është një lëvizje që tashmë ka hyrë në histori dhe të mos harrojmë se historinë jo vetëm e shkruaj, por e bëjnë njerëzit si ju. Falenderoj të gjithë ata që ka qëndruar për 46 ditë në “Çadra e Lirisë” dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në themelimin e Republikës së Re dhe kjo armatë nuk do të shpërndahet deri në përmbushjen e misionit të saj”, deklaroi Lulzim Basha, shkruan Lapsi.al.

Kryedemokrati tha se protesta po e arrin qëllimin e saj.

“Prandaj armata civile e Republikës së Re nuk do të shpërdahet deri sa Republika e Re të jetë një institucion kushtetues. Parandaj me këngë të vazhdojmë sonte se dita e fitorës është afër”, theksoi Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme