Prej disa orëve Bashkia e Elbasanit është përballur me një situatë të vështirë zjarri në kodrat pranë fshatit Valas. Pas disa orë luftë me flakët zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen totale të tij. 10 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 punonjës, efektivë zjarrfikës, emergjencat civile, punonjës të shërbimeve publike dhe banorë të zonës kanë punuar për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Terreni i vështirë dhe era e fortë vështirësuan punën e ekipeve. Janë rreth 5 ha kodra me pemë frutore, kryesisht ullishte të përfshira nga flakët.
Situatën e ka menaxhuar nga afër Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja i cili kërkoi ndihmën e strukturave të tjera për të bërë të mundur fikjen sa më parë të zjarrit, me sa më pak dëme.
“Koordinimi i mirë i situatës bëri të mundur që zjarri të mos prekë banesat, stacionet e depove të ujit të Bashkisë Cërrik dhe nënstacionin elektrik të Bashkisë Cërrik”.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikëseve Arben Cara dhe Kryetarin e Bashkisë Cërrik Andis Salla vijojnë të jenë në terren me grupet e punës për menaxhimin e situatës deri ne fikjen e plotë të zjarrit.
Bashkia e Elbasanit i bën apel çdo qytetari që zjarrvënia me apo pa dashje është vepër penale e dënueshme me ligj./a2cnn
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...