Google ADS

Luftë më thika në Vlorë, plagosen dy vëllezer

10:02 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Dy vëllezër në Vlorë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale.

Vëllezërit N.A dhe E.A të moshës rreh 18-vjeçarë janë plagosur me mjete shpuese. Policia thotë se kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është arrestuar Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit, M.G., 24 vjeç. Policia gjithashtu ka proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasin e mitur B.B.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese, shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë”

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme