Nuk ka asnjë tolerim për bizneset, të cilat nuk lëshojnë kupon tatimor për konsumatorët. Këtë e ka ripërsëritur sërish kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social tregon me foto se Hetimi Tatimor ka bllokuar një pikë karburanti, e cila sipas tij, është konstatuar me probleme.
Shefi i qeverisë thotë se aksionet kundër informalitetit do të vijojnë me intensitet të fortë, ndërsa paralajmëron të gjithë pikat që nëse nuk dorëzojnë kupton tek konsumatorët, do kenë të njëjtin fat si pika që ai publikoi në “Facebook”.
“Ja kështu si ky sot, do mbyllet çdo stacion karburanti që nuk tapos përfundisht pompën manuale dhe nuk i dorëzon kupon konsumatorit?”-shkruan kryeministri.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para