Arrestimi në Himarë i Fredi Belerit, kandidatit për kryebashkiak i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili akuzohet për shit-blerje votash, ka nisur një “luftë” diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministria e Jashtme e Greqisë në një njoftim për mediat bëri me dije se Ambasadorja greke në Tiranë do takojë urgjentisht ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka.
“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, thuhet në reagim, raportojnë mediat në Tiranë.
Bashkë me Belerin, në polici u shoqërua dhe avokati, një anëtar i shtabit si dhe një qytetar i rastësishëm.
Edhe mediat greke kanë hedhur akuza se shoqërimi i Belerit është me natyrë politike, për shkak të akuzave të vazhdueshme që në ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij.
E ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar pas deklaratave të Greqisë lidhur me arrestimin e Belerit.
“Blerja e votave është vepër e rëndë penale në legjislacionin tonë dhe organizatat tona ligjzbatuese e kanë prioritet luftimin e saj në kohë zgjedhjesh. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshi vëllezërit dhe motrat nga minoriteti grek që marrin pjesë në zgjedhje”, shkruan Xhaçka në reagimin e saj në Twitter.
“Kandidatura e Fredi Belerit, një qytetar i Shqipërisë që garon për t’u zgjedhur nga bashkëqytetarët e tij nuk garanton ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si gjithë të tjerët. U takon prokurorëve dhe gjykatësve që të merren me këtë çështje sipas dëshmive”, thekson Xhaçka.
2/3The candidacy of Fredis Beleris, a citizen of Albania running for election by his fellow citizens, does not warrant any special treatment. He is as equal in front of law as anyone else. It is up only to the prosecutors and judges to handle this case in accordance with evidence
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) May 12, 2023
Xhaçka i bëri thirrje autoriteteve greke që të mos nxitohen në deklaratat e tyre.
“U kërkojmë me respekt miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër zhvillimet për këtë çështje me durim, duke lejuar drejtësinë shqiptare të bëjë punën e vet pa presione të jashtme dhe mesazhe përçarëse. Shumë mirë që informohet Brukseli, por duhet të presim edhe që të dalin faktet”, shprehet ministrja.
Sipas dokumentit zyrtar, Beleri është arrestuar në flagrancë për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.
lexo edhe:
Kryeministri i Greqisë për arrestimin e Belerit: Mbrojmë të drejtat e pakicës kombëtare greke
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet