Policia e Shtetit ka vazhduar goditjen kundër krimit, duke arrestuar dhe proceduar 45 persona për vepra të ndryshme penale, në 24 orët e fundit. Operacionet kanë përfshirë arrestime në qytete si Himarë, Vlorë, Fier, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe janë shoqëruar me ndihmën e Policisë Kufitare në Vlorë, Kakavijë dhe Rinas.
Ministri i Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, ka përgëzuar Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe disa ‘Drejtori Vendore’ të këtyre qyteteve, duke theksuar se operacionet kanë qenë të suksesshme dhe janë vetëm fillimi i një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar krimin e organizuar dhe fenomenet e pandëshkueshmërisë. Ai vuri në dukje kapjen e disa personave të shumëkërkuar për krime të rënda, përfshirë vrasje dhe trafikim lëndësh narkotike.
“Përgëzime Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Policisë së Shtetit në Himarë, Vlorë, Fier, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Dibër, si dhe Policisë Kufitare në Vlorë, Kakavijë e Rinas, për goditjet e fundit, duke arrestuar/proceduar 45 shtetas për vepra të ndryshme penale”, shkruan Balla./atsh
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...