Lufta ndaj krimit, presidenti Begaj pret kreun e Interpolit

11:56 | 11 Qershor 2024
E.K

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot shefin e Interpolit Ahmed Nasser Al- Raisi ku ka vlerësuar dhe inkurajuar vijimësinë e bashkëpunimit midis INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit.

“Kryetari i Shtetit theksoi se lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më herët, Ahmed Naser Al-Raisi duke folur në konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi tha se institucioni që ai drejton ka trajnuar dhe mbështetur të 196 vendet anëtare për të luftuar krimet e ndryshme, përfshirë edhe atë kibernetik.

Ai u ka kërkuar vendeve që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin si dhe të shfrytëzojnë të dhënat e INTERPOL-it për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendet e tyre por edhe në Evropë dhe botë.

“Të përmirësojmë strategjitë bashkëpunuese. Vendet anëtare të INTERPOL ndajnë burime në cështje që kanë të bëjnë me interesa e projekte të përbashkëta dhe agjencitë ligjzbatuese si EUROPOL dhe FRONTEX. Janë rritur akseset në këto institucione dhe trajnimet. Theksoj rolin e rëndësishëm të INTERPOL në mbështetje të vendeve partnere, bashkëpunimi me të cilët është gjithashtu i rëndësishëm.

Falë mbështetjes së Komitetit Ekzekutiv dhe INTERPOL kemi forcuar aftësitë policore në 196 vendet anëtarë. Ju inkurajoj të gjithëve që t’i përdorini databeset dhe të dhënat e INTERPOL për të mbështetur operacionet tuaj dhe të përditësoni të dhënat për të mbështetur inteligjencën tuaj dhe luftën ndaj krimit.

Kjo iniciativë që ka për synim ndalimin e krimi kibernetik, që ka pasur arritje të rëndësishme duke përfshirë uljen deri në 70 % të adresave IP të dyshimta. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë aksion reflekton vlerat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrit sigurinë kibernetike”, tha presidenti i INTERPOL./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme