Policia e Shqipërisë ka zhvilluar një megaoperacion në Shkodër për asgjësimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni i zhvilluar nga toka dhe ajri në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa u asgjësuan 13 194 fidanë e bimë kanabis( 6500 fidanë dhe 6694 bimë kanabis)
“Bazuar në koordinatat e siguruara me parë nga monitorimet me dron të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është bërë e mundur që nëpërmjet disa fluturimeve me helikopterin e Forcave Ajrore, 80 punonjës policie të kryenin kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Brashtës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrolleve në këtë zonë u gjetën dhe u asgjësuan mbi 13 mijë fidanë e bimë narkotike cannabis sativa.
Ndërkaq, gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar dhe proceduar 41 shtetas./rtsh.al/
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...
Të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi rus...
Vini u dënua me dy ndeshje moslojë, Ancelotti e quan vendim ...
Nura viziton babain e Thaçit në spital: Dëshira jonë që të k...