Pushuesit në Radhime të Vlorës janë alarmuar pas një përplasje me armë mes policisë dhe një të kërkuari pasditen e sotme.
Pushuesit në hotelin afër ku ka ndodhur të shtënat me armë thonë se personi i kërkuar ka derdhur 4 krerë kallashnikovi sapo ka parë policinë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e shtetasit Jorgaq Gjini për të cilin kishin informacion se strehohej në një prej hoteleve në zonën turistike. Ky i fundit person në kërkim kishte marrë me qira një banesë.
Me të vënë re prezencën e forcave të rendit i kërkuari i ka qëlluar me armë duke shkaktuar dhe kundër reagimin e forcave të rendit.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por në zonën e populluar me turistë, kryesisht polakë, është shkaktuar panik dhe frikë./syri.net
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?