Nëse Shqipëria nisi një luftë kundër grupeve kriminale në vitin 2019 me SPAK, antimafia ka dekada që godet grupet mafioze.
“Kemi dakordësuar detajimin e një memorandumi të drejtpërdrejtë bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Prokurorisë Kombëtare. Na duhet Të identifikojmë rrjetet kriminale ku janë të përfshirë shtetas shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës, me parimin e ndjekjes së parasë. Prokuroria Kombëtare Antimafia ka një eksperiencë që do të në shërbejë“, u shpreh Balla.
Eksperienca e antimafia do të bëhet edhe në Shqipëri për negocimin për ekstradimin e personave që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe për të filluar sa më shpejt këto ekstradime edhe nga Amerika Latine dhe vende të tjera që nuk kemi marrëveshje.
Fuqia më e madhe e krimit janë paratë dhe temë e diskutimit në këtë takim ishin paratë që grupet kriminale i depozitojnë në Dubai dhe me pas ato kthehen në Shqipëri në formën e investimit./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...