Shqipëria ka kryer një sërë operacionesh të zbatimit të ligjit të cilat çuan në shkatërrimin e kulturave të mëdha të kanabisit.
Kjo theksohet në Raportin Analitik mbi Kultivimin e Kanabisit në Shqipëri, të publikuar sot nga Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.
“Kush sheh me sytë e vet dhe lexon me mendjen e vet, le ta lexojë. Ata që shohin me gojën e kazaneve dhe mendojnë me kokën e politikanëve, e analistëve të kazanëve, mos ta marrin fare mundimin”, shkruan Kryeministri Rama.
Sipas këtij raporti, Policia e Shtetit organizoi dhe finalizoi me sukses operacionet ‘Lazarati’ dhe ‘Dukagjini’, për goditjen e veprimtarisë dhe rrjeteve kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Miratimi dhe zbatimi i Planit Kombëtar Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, sipas këtij raporti, ka luajtur një rol vendimtar për arritjen e rezultateve të deritanishme dhe ka qenë një nga masat më të rëndësishme me karakter ligjor e institucional.
Në vitin 2017, 23.77 për qind e sipërfaqes territoriale shqiptare ka qenë në objektivin e monitorimit, me një rritje prej 40 për qind më shumë se viti 2016, evidenton raporti.
Përballja e fuqishme me organizatat kriminale përgjatë 4-vjeçarit 2013-2016, sipas këtij raporti, i ka dëmtuar rëndë ato organizata që merren me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...