Google ADS

Lufta kundër CoVid-19, BE gati 30 milionë euro ndihmë Ballkanit Perëndimor

16:56 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Bashkimi Evropian do të jap 30 milion euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër koronavirusit.

Lajmin e ka dhënë Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi me anë të një postimi në Tëitter i cili shprehet se përveç hapjes së negociatave, BE në të njëjtën kohë do të mbështesë Ballkanin Perëndimor me 30 milion euro për pajisje mjekësore.

“Në të njëjtën kohë ne punojmë shumë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në përgjigjen kundër Koronavirusit. Ne mobilizuam 30 milion € për mbështetje të shpejtë për pajisjet mjekësore dhe po shqyrtojmë masa për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize.” shkruan Varhelyi./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme