Mbrëmjen e sotme analisti Fatos Lubonja, ka shkruar se shqiptarët janë futur në karantinë që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali.
Teksa ka komentuar nisjen e 30 mjekëve e infermierëve në Itali, Lubonja shkruan se as Italia nuk ka marrë masat ekstreme që ka marrë qeveria e Ramës për të mbyllur njerëzit në shtëpi.
‘Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali’, shkruan Lubonja në faqen e tij në Facebook.
Reagimi i plotë i Fatos Lubonjës:
Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali.
Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne-ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin.
Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi vetëm 10 të vdekur, me gjendjen tejet të dobët të sistemit tonë shëndetësor dhe rrezikun që mund të na presë nesër nga kjo.
Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali.
I bëj thirrje Presidentit, Parlamentit, Qeverisë që ose këta mjekë të kthehen sa më parë, ose që lejet tona të lëvizjes të bëhen të paktën si të Italisë.
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...