Analisti Fatos Lubonja komentoi deklaratat e forta të Presidentit Ilir Meta, duke thënë se ai po bën rolin e Kreut të Shtetit, i cili sipas tij, duhet të jetë i fortë, ndërsa shtoi se duke qenë para fushatës elektorale, ai në një farë mënyre identifikohet edhe me partinë e tij.
“Po të dëgjosh Metën ai thotë se po bën rolin e Presidentit, se po mbron Kushtetutën. Besoj se këtu ai ka bërë rolin e Presidentit, madje roli i Presidentit duhet të ishte i fortë dhe këtu s’kam asgjë kundërt, por mendoj se këtu jemi dhe përpara një fushate elektorale dhe ai në një farë mënyre identifikohet me partinë e tij. Pra, janë të dyja. Sigurisht që këtu jemi në një vend anormal, ku Presidenti s’mund të bëjë vetëm Presidentin, sepse as kryeministri nuk e bën rolin e kryeministrit. Kryetari i opozitës varet se si do ta përcaktojmë, ai bën luftën e tij dhe akuzohet për pak më i butë, më i moderuar, duket se ka bërë një far llogarie. Besoj se ai është më afër rolit të tij opozitar” – tha Lubonja në emisionin Real Story në News 24.
Lubonja deklaroi se të trija partitë janë “banda”, por sipas tij, kur ato kontrolloheshin nga njëra-tjetra Shqipëria po ecte më mirë, ndërsa tani që timonin e ka vetëm Rama, makina po ecën me një shpejtësi katastrofike drejt humnerës.
“Vijmë te debati se për kë e kishte Meta, për Ramën apo për Bashën. Unë në fakt bëj një tjetër arsyetim. Unë nuk është se kam besim te këto forca politike, që i kam quajtur banda dhe i qëndroj kësaj. Problemi është se kur Rama mori i vetëm tepsinë, ose timonin, shpejtësia e kësaj makine drejt humnerës ka ecur në mënyrën më katastrofike seç mund të ecte ndonjëherë. Edhe kur ishte me Metën ecte më normal makina, ashtu sikundër edhe kur ishte Berisha në pushtet.
Me këto tre bandat ka pasur Shqipëria pak më shumë kontroll të njëra-tjetrës. Ka pasur dhe një traditë Shqipëria që pas tetë vitesh ta jepte goditjen populli shqiptar. Tani Rama ka punuar për t’i kontrolluar të gjitha pushtetet, në mënyrë që të mos përsëritet kjo traditë, që për mua është pozitive. Në këtë aspekt, e kam të vështirë t’i marr këta t’i fus të gjithë në një thes, edhe pse vazhdoj t’i quaj banda, pjesë të së njëjtit sistem oligarkik.
Shqipëria është futur në një rrugë shumë të keqe, me këto parti. Mendoj se kemi nevojë për kontrollin e njëra-tjetrës, se sa me kontrollin e një parti-shtet. Nëse nesër fiton Lulzim Basha, nuk do të ndryshojë dot sistemi, por të paktën Erion Veliaj do të frenohet pak më shumë nga ai, se sa të vazhdojë me Ramën të na mbysin duke na marrë çdo hapësirë publike, dhe të na përdhunojnë, e të na qeshin e përqeshin”, – tha Lubonja. /lapsi.al/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...