Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aktualitetin politik duke folur për News 24.
Sipas tij investimet e Ramës përmes ‘Rilindjes Urbane’ janë thjesht investime kozmetike.
Lidhur me letrën e mjekëve për krerët e shtetit ditën e sotme, Lubonja u shpreh se kjo tregon se në çfarë gjendje është katandisur shëndetësia.
“Është një Shqipëri që po haet gjithnjë e më shumë nga peshkaqenët e mëdhenj dhe po ngelet shumë pak për njerëzit. Në filozofinë e Ramës, investimet kanë qenë investimet kozmetike, që quhen, ideja e Rilindjes Urbane, që është akuzuar si fasadë, ai thotë një grua mund të jetë e varfër por duhet të rregullohet, por kur një grua i ka by***t në ujë, s’mund të kujdeset për pamjen. Në botë ka sigurime private dhe shtetërore. Po ne këtu s’kemi as siguri, se këta privatët. Këtu nxitohet për të thithur para, pastaj i marrin paratë për rilidnje urbane për të ndërtuar një shesh aty. Nuk mund të jem optimist, duhet të kishin bërë gjëra të tjera, duhet të shohin dhe rrogat e njerëzve. Nëse disa kanë ndërtuar në breg të lumit, dhe nëse ne paguajmë nga taksat për këta që kanë ndërtuar shtëpitë ilegalisht aty ku nuk duhet, do me thënë që jemi shtet katrahurë,” tha Lubonja./Lapsi.al/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...