Duke komentuar protestat pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, analisti Fatos Lubonja thotë se revolta qytetare nuk fitoi. Ai u shpreh se në Shqipëri, fatkeqësisht po përgatitet një gjeneratë tjetër skllevërish.
“Mendoj se protesta nuk ka arritur sukses. Unë e shikoj rënien e protestës si fitore të kulturës së dhunës shtetërore ndaj qytetarëve në Shqipëri. Përveç protestës të armëve kimike, ne nuk kemi asnjë protestë të fituar dhe ky është problem. Astiri, Teatri dhe protesta të tjera qytetare për ndryshim nuk i fituan. As dialog nuk kishte, por kultura që kemi ne është kush është më i forti.
E shoh situatën dramatike. Po përgatitet gjeneratë tjetër skllevërish në Shqipëri. Ne jemi rritur me idenë që e rrahim adoleshentin, që ai të mësojë. Edhe në shtëpi kur i kemi, në botë mundohen që të komunikojnë me adoleshentin dhe jo të ushtrojë dhunë mbi të, sepse nesër e pasnesër do rritësh një qenie të nënshtruar ndaj çdo autoriteti”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story”.
Lubonja theksoi se shteti po përcjell në këtë rast kulturën e fitores të dhunës.
“Shteti përcjell kulturën e fitores të dhunës. Me këta njerëz që edhe shkatërruan edhe ca gjëra, duhen kuptuar. Duhet që me adoleshentin të flasësh e jo ta rrahësh. Kultura që përcjell maxhoranca është që unë shkatërroj çdo protestë. Kultura që përcjell shteti është se unë i mposht. Çfarë ndodh? Njeriu ose do të nënshtrohet, ose do të ikë ose nuk do të dalë më. Rezulton se protestat janë pakësuar. Kjo kulturë do të na çojë tek një Edi Rama tjetër, që njësoj do të veprojë”, deklaroi Lubonja.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...