Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli ndër të tjera edhe për faktin se në Shqipëri jeton një komunitet muxhahedinësh. Ai tha se muxhahedinët MEK deri më 2012 konsideroheshin si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij Shqipëria i ka pranuar ata, për shkak të servilizmit ndaj SHBA-ve.
“Muxhahedinët deri më 2012 konsideroheshin organizatë terroriste. Këta nuk i pranoi Gjermania, Rumania, etj dhe në vend të kësaj, mbështesim çdo gjë që na thonë Amerika. I marrim ne sepse jemi servilë ndaj SHBA-ve. Shto këtu edhe faktin që politikanët tanë janë me shumë probleme në përgjegjësitë e tyre”, – tha Lubonja që theksoi se Shqipëria historikisht ka qenë servile ndaj politikës amerikane kushdo që ka qenë president i SHBA-ve.
“Jam kritik ndaj servilizmit absolut të të gjithë politikës shqiptare ndaj çdo gjëje që bën Amerika, qoftë kur është Obama, Trump etj, pa dallim as ideologjik mes partive, që mua më çon tek një servilizëm ndaj SHBA-ve. Që ta nis tek vrasja e Soleimanit, unë pashë Hillary Klinton që akuzon Trumpin se mund të fusë në luftë Amerikën, që ky po prish të gjitha përpjekjet e administratës së Obamës për të denekluarizuar me Iranin, një njeri që kërkon të na fusë në luftë, që nuk mund t’i jepen butonat e armëve bërthamore.
Kemi një kryeministër që ashtu quhet qendër e majtë, që dikur thoshte se Trump është rrezik për botën, kurse tani nxiton menjëherë ta mbështesë, ndërsa kjo që ka ndodhur i jep të drejtë Hillarit. Kemi një PD që reklamohet si parti e së djathtës që ka partnere partinë e Berluskonit ose të Merkelit, dhe jo të Salvinit, që përshëndeti vrasjen e Soleimanit. Ore këta parti kanë ideologji apo janë thjesht servilizëm. Chomsky e quajti këtë akt si “shpallje lufte”, – deklaroi Lubonja./lapsi.al
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...