Sipas Fatos Lubonjës, duhet rezistencë fizike për të ndaluar shembjen e Teatrit.
Lubonja u shpreh se mazhoranca nuk duket se do të tërhiqet nga ideja e shembes së Teatrit Kombëtar.
“Këta nuk duket se kanë ndërmend të ndërrojnë mendje, dhe duan ta shembin siç bënë me stadiumin. Por duhet rezistencë fizike. Duhet përballje. T’i dilet përpara fadromave, dhe çfarë do bëjnë pastaj, do të vrasin njerëz?!
Kjo është fatkeqësi padyshim, por kështu është kur përballesh me regjime të tilla. Përndryshe do të vijnë gjëra të tjera më vonë. Unë reagimin nuk e shoh vetëm tek rezistenca fizike, por edhe tek ndërgjegjësimi. Këta duhet të reagojnë. Sidomos pas asaj letre që erdhi nga KE”, u shpreh Lubonja në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”.
Më tej, Lubonja tha se do të ishte mirë që krijohej një projekt alternativ për rikonstruksionin e teatrit, shkruan Lapsi.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?