Me vendimin për shkarkimin e Presidentit Meta, analisti Fatos Lubonja thotë se maxhoranca ka si qëllim që të eliminojë një kundërshtar politik.
“Këta të maxhorancës duan të bëjnë deklarata të rrejshme dhe të mos kenë gjemb në këmbë. Qëllimi i heqjes së Metës, është mundësia që të heqin çdo zë kritik, që të bëjnë këta çfarë të duan.
Pasojat janë që kemi një parti e vetme ka kapur ekonominë, krimin, policinë dhe pasojat dihet se kush janë. Kur Nano u fut në burg, qëllimi ishte që të futej në qeli një “njeri i keq” dhe më 1997 dihet se çfarë ndodhi. Qëllimi ishte pastrimi i një kundërshtari politik” – tha Lubonja.
Në emisionin “Real Story” ai tha se nuk sheh asnjë strategji nga ana e SHBA-ve, për pastrimin e politikës shqiptare.
“Shqipëria do një proces që të vijë tek ai fillimi i mirë që presim ne. Unë nuk shoh pas një strategji amerikane për të pastruar politikën shqiptare. Shoh më së shumti mbështetjen që jep Amerika për instalimin e një regjimi në Shqipëri, pasi ju shkon filmi me vonesë.
Amerika ka mbështetur Musolinin 12 vite për qëllimet e veta. Unë nuk e shoh këtë pasi nuk më çon logjika. Sipas meje, e para është gabim të mendosh se ti mund të pastrosh kaq shpejt politikën shqiptare, ndërkohë që ne e dimë se sa shumë e korruptuar është ajo.
Ne menduam që do pastronim gjykata, dhe ngelën mbi 80 mijë dosje pezull. E dyta; ka të bëjë me stabilitetin politik. Si mund të lesh ti dhe të krijosh një situatë të tillë?!
Në këtë situatë, me këtë drejtësi të kapur që ka, të gjitha hipotezat të çojnë se ai që ka pushtetin, do të përcaktojë se kush është i korruptuar dhe do bëjë eliminim të kundërshtarëve, me ndihmën e amerikanëve.
Ja u pastruan gjysma e shqiptarëve që qenkan të keq, po nuk është garanci se gjysma tjetër do të sillet mirë. Drejtësia, ashtu si demokracia, nuk ekspertohet. Kemi nevojë për një drejtësi që ta bëjmë vetë, jo të na e sjellin amerikanët”, – tha Lubonja.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...