Për çështjen “Tahiri”, më në fund flet dhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu. Edhe pse (nuk) i ka thënë të gjitha, deklarata e tij është interpretuar nga tabori i djathtë si bombë mbi qeverinë e Ramës, ndërsa nga ai i majtë një mburojë për gjyqin e parakohshëm që sipas tyre po tenton t’i bëjnë opozitarët.
Mesazhi
Në aktivitetin e të rinjve ku flitej për korrupsionin në arsim, para syve të kryeministri Edi Rama i pranishëm aty, ambasadori amerikan Donald Lu (nuk) merr përsipër të thotë nëse është fajtor apo i pafajshëm ish-ministri i Brendshëm. Por diplomati amerikan nga ana tjetër tha qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të drejtën për të ditur të vërtetën në këtë histori e kanë qytetarët dhe jo partitë politike, duke lënë të kuptojë kështu se as “Tahiri” nuk ka pse t’i shpëtojë drejtësisë. “Më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm.
Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj, ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, tha Lu. Ambasadori amerikan tha më tej se nuk është as për të burgosur njerëz pa gjyqi, duke sjellë shembullin e kohës së komunizmit, por as për t’i shpëtuar drejtësisë, siç ka ndodhur këto 27 vite në Shqipëri, ku asnjë politikanë i korruptuar nuk është dënuar për krimin që ka bërë.
“Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar. Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin tjetër, me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim. Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni.
Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë”, tha Lu. Ndërsa kërkoi prej të rinjve të luftojnë korrupsionin që ekziston në sistemin arsimor, diplomati amerikan tha se SHBA po punon fort që të pastrojë politikën shqiptare përmes ligjit të vetting-ut. “Identifikoni profesorët më të mirë dhe për t’iu treguar të gjithëve se cilët profesorë i rezistojnë korrupsionit dhe vendosin edukimin e studentëve të tyre përpara interesave vetjake.
Keni mbështetjen tonë. Ne po punojmë çdo ditë për të mbështetur veting-un në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe dekriminalizimin e politikës. Aty ku brezat e kaluar kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit, unë jam besimplotë se ju do të keni sukses”, tha ai. Ambasadori i lëshoi këto deklarata në aktivitetin e këshillit rinor të ambasadës. Komentet e tij vijnë pak ore pas deklaratës se zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hojt Brajën Ji, i cili tha se shtetet e bashkuara mbështesin prokurorinë dhe gjykatat në hetimet në nivele të larta dhe qeverinë që jep shembullin se e lufton korrupsionin.
Reagimi
Menjëherë pas deklaratave të Donald Lu-së, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan: “Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”.
Paloka: Rama s’e kupton ambasadorin Lu, njësoj si përralla e ujkut me gomarin
Në lidhje me deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe reagimit të Edi Ramës nënkryetari i parlamentit Edi Paloka shkruan se Rama ka filluar të ketë probleme me gjuhët. Teksa ndalet te deklaratat e zv.ndihmës sekretarit të shtetit, Hoyt Brian Yee, dhe ambasadorit Donald Lu mbi akuzat ndaj Tahirit, Paloka tha se të gjithë deklaratat ka filluar ti lexojë ndryshe. “Rama ka filluar të ketë probleme me gjuhët. Pak ditë më parë nuk kuptonte italishten e prokurorëve antimafia. Dje (të mërkurën) Ramën dhe mediat e kazanit të tij “i ngatërroi” anglishtja e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee, i cili tha qartazi e prerë se “… askush nuk mund të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të ketë imunitet mbi ligjin.
Mbështesim prokurorët dhe gjyqtarët të cilët ndjekin hetimet dhe dënimet kudo që ato shkojnë në nivele të larta. Qeveria duhet të japi e para shembull në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.” Sot (dje) ambasadori Lu foli në shqip dhe tha të njëjtën gjë që një ditë më parë e tha eprori i tij, por Rama” u ngatërrua” edhe më keq. Të ketë probleme me gjuhët, apo “gjuha” ka filluar t’i hap probleme? E dini të gjithë atë fabulën e gomarit që po e hante ujku dhe thoshte: “duhet të jem në ëndërr”. Se kush është ujku unë nuk e di, po për gomarin jam mëse i sigurt”, shkruan Paloka.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...