Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu deklaroi në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore se “në Shqipëri ka nevojë që qeveria të angazhohet politikisht dhe të dorëzojë fondet pa vonesa te viktimat e trafikimit”.
“Nuk është qëllimi që të gjejmë strehë për viktimat e trafikimit, por që të kenë siguri financiare dhe vetëbesim. Në Shqipëri ka nevojë që qeveria të angazhohet politikisht dhe të dorëzojë fondet pa vonesa te viktimat e trafikimit”, tha Lu.
Më tej, Lu nënvizoi se “trafikimi i qenieve njerëzore nuk zgjidhet pa bashkëpunim intensiv rajonal”.
“Departamenti Amerikan i Shtetit e di këtë dhe ka dhënë grante mujore për të mbështetur qeveritë dhe OJQ-të në këtë bashkëpunim”, deklaroi Lu.
Projekti i DASH-it ka si qëllim ofrimin e shërbimeve komunitare te viktimat e trafikimit në Ballkan./Top Channel
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...