LSI: Zgjedhjet nuk mund të bëhen pa opozitën

18:33 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Luan Rama tha të mërkurën se zgjedhjet nuk mund të bëhen pa opozitën.

I pyetur nëse LSI do të marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën, Rama u përgjigj se pa opozitën, zgjedhjet janë absurd dhe krijojnë kaos.

“Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen dhe ulja e palëve në tryezë është drejtimi i duhur. Të mos ketë polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit”, tha ai.

Për sa i përket regjistrimit në KQZ, Luan Rama tha se LSI i respekton afatet ligjore, ndërsa sipas tij, pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është kusht i LSI-së por i demokracisë.

“Opozita në zgjedhje, jo kusht i LSI-së, por i demokracisë. Është përgjegjësi për realizimin e zgjedhjeve korrekte”, tha ai.

Sa i takon vendimit për koalicionin në zgjedhje, Luan Rama tha se kjo do të njoftohet shumë shpejt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme