Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar skemat e Policisë së Shtetit për të prishur zgjedhjet në Gjirokastër.
“Mbrëmjen e djeshme, pak orë përpara nisjes së heshtjes zgjedhore të subjekteve politike, në Dropull, Gjirokastër, të shtyrë nga bashkëshorti i kandidates së PS Artemisa Dralo, Policia e shtetit tmerroi banorët dhe ndaloi makina të përkrahësve të LSI me planin për të vendosur drogë në makinat e tyre.
Pas këtij skandali Deputeti i Gjirokastrës Vangjel Tavo komunikoi menjëherë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe i kërkoi të merren të gjitha masat për ruajtjen e rendit dhe mos-përfshirjen e oficerëve të policisë në inskenime të tilla të rënda në dëm të procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratën për media të LSI.
Sipas kësaj force politike skandali shkon edhe më tej, ku “sipas burimeve tejet të sigurta nga Brenda policisë së shtetit vjen informacioni që vëllai i Arben Isaraj, Zv/Ministrit të Drejtësisë, Altin Isaraj, një person me të shkuar kriminale dhe i arrestuar jashtë vendit për trafik droge, i shoqëruar me katër persona të tjerë të armatosur po nisen nga Vlora drejtë Gjirokastrës për të terrorizuar votuesit dhe për të intimiduar banorët”.
LSI thekson se në të gjithë këtë skenar ku përfshirja e policisë është e plotë dhe në shërbim të krimit, Policia e Gjirokastrës pret të zbatojë një skemë tjetër intimidimi, terrori dhe presioni.
“Kjo skemë përfshin arrestimin e 4 apo 5 personave të lidhur me LSI, të cilëve do i ngrihet një kurth i rremë për blerje votash. E gjithë policia e shtetit duket se është tejet e investuar për t’i shërbyer krimit dhe tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës”, thuhet në njoftimin e LSI./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...