LSI-Tahirit: E mbushe vendin me drogë

12:15 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Fushata zgjedhore për 25 qershorin ka bërë që aleatët PS-LSI të “zgjohen” e të nisin sulmin ndaj njëri tjetrit.

Pas replikave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me kreun e LSI-së Petrit Vasili, vjen një tjetër reagim nga LSI-ja.

Dritan Kaba me anë të një statusi në Facebook akuzon drejt për drejt Tahirin se ka mbushur vendin me drogë gjatë kohës ku ai ushtronte detyrën ministër i Brendshëm.

“Por para se te “filozofoje” politikisht a ju ka kerkuar falje prinderve te adoleshenteve qe ju mbushi gjimnazet e 9 vjecaret me hashash?!”- shkruan Kaba në Facebook.

STATUSI I PLOTË

MBUSHI SHQIPERINE ME DROGE DHE BEN “FILOZOFIN”

Na paska folur Tahiri, ne rolin e “filozofit” politik.
Por para se te “filozofoje” politikisht a ju ka kerkuar falje prinderve te adoleshenteve qe ju mbushi gjimnazet e 9 vjecaret me hashash?!

Sot eshte 1 qershori, ne vend te dale e t’ju kerkoje falje femijeve shqiptare qe jua solli drogen ne cdo oborr shkolle, ben protagonistin.

Qe te kuptoje edhe njehere fjalen “tafma” i them, se ishte pikerisht tafmaja e tij qe gjelberoi Shqiperine me droge ne cdo cep. Ishte tafmaja e tij qe krimi i organizuar u ndje me rehat se asnjehere tjeter ne kete vend. Ishte tafmaja e tij qe detyroi Departamentin e Shtetit dhe Europolin, sebashku me mediat me prestigjoze boterore te cilesonin Shqiperine si Kolumbia e Evropes.

Gjate kohes qe ishte minister i brendshem i dha shkollat me “koncension” grupeve kriminale.

Asnje i arrestuar ne gati 4 vite qe ishte minister nga keta shites se vdekjes.

Kush ka femije nuk mund te votoje per kete rrezik te rinise dhe te ardhmes se vendit.

E do timonin i vetem qe te mos kete njeri qe ta shqetesoje dhe t’i levize nga kursi avonet e krimit te organizuar, skafet e trafikanteve, kamionet e toneve te droges. Te mos e shqetesoje njeri ne kete sipermarrje faraonike.

Ishte kjo tafma e tij qe beri ministrin pasardhes te shkarkonte te gjithe kupolen, po po kupolen e tij, per lidhje me trafikun e droges.

Por me 25 qershor besoj se qytetaret e pergjegjshem, rinia e rrezikuar nga droga qe “lulezoi” per tafmane e Tahirit, do i kthejne kusurin e shqetesimeve qe kane kaluar nga “koncensionet” e krimit dhe tafmaja e tij. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme