Lëvizja Socialiste për Integrim padit në prokurori kryeministrin Edi Rama, me pretendimin se ka shkelur ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS.
“Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25 vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet.
Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore. Shkeljet që nga Kushtetuta dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, si pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 Maj 2017. Nëpërmjet këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor”, thuhet në deklaratën e LSI.
LSI thotë se nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv pasi Edi Rama ka konsumuar elementë të veprës penale. “Çmojmë objektivisht fillimin e ndjekjes penale, dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë çështje. Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri”, vijon deklarata.
Por përveç kësaj LSI kërkon nga presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, “për të analizuar veprimtarinë antiligjore të kryeministrit”. /Top Channel
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin