Nënkryetari i LSI, Luan Rama, deklaroi sot se zhbllokimi i institucioneve të drejtësisë është emergjencë kombëtare.
“Jemi përballë një kolapsi institucional. Do të bllokohen gjykatat dhe pastaj ligjin do ta bëjnë bandat dhe kriminelët, të cilët për shkak të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, por edhe për shkak të suportit politik, nuk mund të llogarisim se çfarë mund të bëjnë”.
Duke folur jashtë Kuvendit, Rama foli për një tryezë funksionale kur u pyet nëse do ishte e gatshme të ulej në dialog pa PD.
“Po flas për tryezë funksionale dhe nuk gjykoj që çështje të rëndësishme të reformës në drejtësi të mund të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. Duhet të rikthehemi tek mesazhi i dy viteve më parë, i 21 dhe 22 korrikut 2016, kur miratuam ndryshimet kushtetuese me konsensus të plotë dhe ramë dakord që e tërë paketa apo korpusi i ligjeve që ka të bëjë me reformën në drejtësi duhet miratuar me partneritet, konsensualitet dhe transparencë me të gjitha palët”.
Për deputetin e LSI, është e turpshme që vendi ka mbetur pa gjykatat më të larta.
Madje Luan Rama kujtoi edhe një kredo parimore të ish-kreut të PS, Fatos Nano, kohë kur deputeti ishte pjesë e socialistëve.
“PS, kur kishte PS dhe unë kam qenë anëtar i saj, ka pasur një kredo parimore të artikuluar nga ish-kryetari Fatos Nano, i cili thoshte: Të lëshojmë pushtet për të bërë shtet! Këta në fakt po shkatërrojnë shtetin për të forcuar pushtetin”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...