Google ADS

LSI denoncon vjedhje votash në Ksamil, Rama të tijëve: Bërtet hajduti kapeni hajdutin

16:20 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Dita e sotme ka pasur disa arrestime për blerje votash, si dhe policia lajmëëroi më herët se do të ketë arrestime të tjera në vend. Gjithashtu nuk mungojnë as denoncimet nga partitë politike. Rasti i fundit ishte denoncimi i LSI-së në Ksamil, ku u kap një mjet që thuhet se shpërndante lekë në këmbim të votës.Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së u ka dërguar një mesazh deputetëve të tij, ku ironizon këtë rast, ndërsa thekson se ajo makinë ishte e LSI-së. Mes të tjerash kreu i qeverisë, u shkruan ligjvënësve të tij se ‘kësaj i thonë bërtet hajduti kapeni hajdutin’.

MESAZHI I RAMËS  Sapo LSI ka denoncuar tentative per blerje votash ne Ksamil, me makinen qe rezulton te jete e nenprefektit, anetar i LSI Dmth kesaj i thone bertet hajduti kapeni hajdutin E ndjejne qe loja me i treti i verteti mbaroi dhe njerezit nuk hane bar Ju lutem vigjilence maksimale per te bllokuar cdo hiene qe synon te bleje vota. Per te garantuar procesin dhe mosdeformimin e votes se shqiptareveForca dhe beteje dere me dere per te ngulitur tek cdokush mendimin se kush mungon gabon! Perqafime/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme