Krahas mbështetësve të Partisë Demokratike, edhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë mbërritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para kryeministrisë, për t’iu bashkuar protestës.
Disa të rinj të forumit rinor të kësaj force politike, kanë zgjedhur të protestojnë me simbole kombëtare, duke veshur bluza me stampën e flamurit kuqezi.
Ndryshe nga zgjedhja e LRI-së, simpatizantët e PD-së kanë përdorur masivisht edhe flamujt e forcës së tyre politike, diçka që ndodh për herë të parë në këtë valë protestash.
Gjithashtu Partia Demokratike ka shpërndarë mbi 1000 çadra për protestuesit, të cilat janë të stampuara me mbishkrimin “Rama IK”./TCH/
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...