Google ADS

Lojërat e fatit, Rama nxjerr foton e Berishës në kazino

12:00 | 18 Tetor 2018
Arbresh.info

Edi Rama nuk i është shmangur sërish debateve për çështjen e këtyre ditëve.

Kryeministri Edi Rama nuk i është shmangur sërish debateve për çështjen e këtyre ditëve, siç është ajo për mbylljen e lojërave të fatit.

Përmes një postimi në ‘Intagram’ Rama nënvizoi faktin se bastet nuk i shpëton dot as dëshpërimi dhe as paraja e krimit.

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike?Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike?”, thuhet në postimin e Ramës, ndërsa ka publikuar edhe një foto të vjetër të ish-kryeministrit Sali Berisha teksa pozon i buzëqeshur pranë makinetave të lojërave të fatit.

https://www.instagram.com/p/BpET9Bdlo70/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme