Me kërkesë të Kryeministrit, mazhoranca vendosi ta kalojë p/ligjin për lojërat e fatit me procedurë të përshpejtuar, duke programuar miratimin në seancë javën e ardhshme.
Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit, i ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitës që të kthehen në Kuvend për të miratuar ndryshimet e kërkuara.
Kuvendi votoi me 71 vota kërkesën e Partisë Socialiste për futjen e projektligjit për “Lojërat e Fatit” me procedurë të përshpejtuar.
Kërkesa e maxhorancës u bë sot gjatë seancës së Kuvend, seancë në të cilën opozita mungoi sërish.
Projektligji parashikon mbylljen e pikave të basteve dhe zhvendosjen e kazinove jashtë qendrave të banuara.
Nga hëna e ardhshme projektligji pritet të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare./TCH
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...