Një tjetër rast i veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit është goditur në Lushnje.
Bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, efektivët arrestuan në flagrancë shtetasin E.M., 32 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 laptop te markës “HP” me logo si ato të lojrave te fatit, 24 tableta të markës “ Samsung” me logo si ato të lojrave te fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printera, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme./TCH
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...