Lleshaj si Rama sulmon RAI-n: Kjo gazetari pa skrupuj fyen partneritetin me kolegët italianë

16:36 | 28 Janar 2020
A. B.

Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi pas shkrimit të ‘Rai3’ që fliste për 12-fishimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Sipas Lleshajt, kjo nuk është hera e parë që një media bie pre e dezinformimit.

Por ai shprehet se falë partneritetit me Italinë, Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë.

“Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë!

Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë. Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s. Beteja vijon ”, shkruan Lleshaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme